
Legjenda e futbollit rumun, Mircea Lucescu, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi u konfirmua mbrëmjen e sotme, duke tronditur komunitetin e futbollit.
Lucescu kishte qenë rëndë i sëmurë, por në mënyrë të jashtëzakonshme mori drejtimin e Rumanisë në ndeshjen e tyre të play-off-it të Kupës së Botës kundër Turqisë më pak se dy javë më parë. Ata e humbën atë ndeshje dhe më 2 prill u dorëhoq nga drejtimi i kombëtares. Më pas Lucescu përfundoi në spital pas një ataku kardiak. Pas dy ditësh në gjendje kome, ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare.
I konsideruar gjerësisht si një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë rumune, Lucescu gëzoi një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer, duke drejtuar klube në të gjithë Evropën, përfshirë Interin, Brescia-n, Galatasaray-n, Shakhtar Donetskun dhe ekipin kombëtar rumun në shumë raste.
Ai lë pas një trashëgimi të madhe si lojtar dhe trajner, duke fituar tituj të shumtë dhe duke ndikuar breza të tërë futbollistësh. Versus.al

