MAGAZINË /

U gëzua se do hapte Kutinë e Pandorës por Shëndriti përballet me vendimin e vështirë

Ai u përball me një vendim të vështirë, pasi duhej të dërgonte në televotim dy banorë të tjerë, përveç vetes.

Shkruar nga Versus

U gëzua se do hapte Kutinë e Pandorës por Shëndriti

Spektakli i mbrëmjes së kaluar në Big Brother VIP Albania ka sjellë sërish surpriza dhe tension në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fati i buzëqeshi banorit Shëndriti, i cili përfitoi “Kutinë e Pandorës”, një nga elementët më të papritur të lojës.

Si zakonisht, kutia solli një kombinim përfitimesh dhe pasojash.

Nga njëra anë, Shëndriti fitoi një udhëtim, duke siguruar një avantazh personal jashtë shtëpisë.

Por nga ana tjetër, ai u përball me një vendim të vështirë, pasi duhej të dërgonte në televotim dy banorë të tjerë, përveç vetes.

Për televotimin me pyetjen “kë doni të shpëtoni”, Shëndriti zgjodhi të përfshijë Edisën dhe Malin, duke rritur ndjeshëm tensionin në shtëpi.

Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në dinamikat e lojës, duke sjellë reagime dhe përballje mes banorëve, ndërsa tashmë është publiku ai që do të vendosë fatin e tyre në këtë fazë të garës./Versus.al

Poll