MAGAZINË /

U la jashtë listës për Topin e Artë, ja sesi reagoi Ronaldo (VIDEO)

Shkruar nga Versus

U la jashtë listës për Topin e Artë, ja sesi reagoi Ronaldo

Legjenda e futbollit, Cristiano Ronaldo i cili aktualisht luan në Arabinë Saudite nuk u përfshi në listën e kandidatëve për Çmimin Ballon d’Or 2025 për herë të dytë radhazi.

Asnjë lojtar nga ligat jashtë pesë më të forta në Evropë nuk është në listën me 30 emra, që do të thotë se as Ronaldo e as Lionel Messi nuk arritën të nominohen.

Ronaldo ka fituar çmimin pesë herë, por në vitet e fundit është bërë gjithnjë e më kritik ndaj këtij kompeticioni. Në vitin 2024, ai e përshkroi Ballon d’Or si “pa kredibilitet” pasi mesfushori i Manchester City, Rodri, u shpall fitues përpara Vinicius Junior nga Real Madrid.

Tani, në moshën 40-vjeçare dhe pas rinovimit të kontratës për dy vite të tjera me Al Nassr në Ligën Saudite, duket se shansi më i mirë i Ronaldos për një nominim do jetë performanca e tij në Kupën e Botës 2026 me Portugali.

Portugalia fitoi Ligën e Kombeve në 2025, dhe tre prej bashkëlojtarëve të tij ndërkombëtarë, Nuno Mendes, Joao Neves dhe Vitinha — u nominuan, kryesisht për shkak të paraqitjeve me Paris Saint-Germain, fitues të Ligës së Kampionëve.

Në një intervistë për Sport.tv të premten në mbrëmje, Ronaldo u pyet për parashikimin e tij për fituesin e Ballon d’Or këtë vit.

Ai u përgjigj shkurt:

“Jo, është fantastik për mua.”

Në lidhje me nominimet e tjera, reagimet nga lojtarët janë të pakta, dhe nuk pritet të dëgjohet shumë nga nominuarit e Real Madrid, si Jude Bellingham, Kylian Mbappe apo Vinicius Junior. Sipas mediave spanjolle COPE, Real Madrid ka vendosur të mos flasë për Ballon d’Or në kanalet e tyre zyrtare.

Në vend të tyre, Lamine Yamal nga Barcelona dhe Ousmane Dembele nga PSG janë ndër favoritët kryesorë për çmimin.

Poll