
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën personale, teksa foli për prirjet e tij seksuale.
Diplomati europian ka zbuluar se është baba i dy fëmijëve me ish-gruan, ndërsa tashmë është martuar me një burrë.
Silvio Gonzato, tregoi se është martuar me partnerin e tij në një ceremoni në Bruksel ku ishin rreth 200 të ftuar miq të tyre, teksa u shpreh se ishte një moment shumë prekës.
“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm. Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës. Ne kemi një thelb njerëzor në vetvete. Ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër, kam dy fëmijë dhe më pas u martova me një burrë dhe mund të them që problemet në marrëdhënie janë njësoj, janë tërësisht njësoj. Kjo është foto jonë nga momenti që jemi martuar në Bruksel ishte një dasmë e bukur sepse u shpreh dashuria nga të gjithë miqtë tanë, rreth 200 vetë që erdhën dhe ishte një moment shumë prekës, shumë i bukur t’ju them të drejtën”, u shpreh ambasadori Gonzato për A2cnn.







