MAGAZINË /

U ndëshkua me karton të verdhë për shqiponjën? Duka zbulon përse Manaj u dënua pas golit

Shkruar nga Versus

U ndëshkua me karton të verdhë për shqiponjën? Duka

Kartoni i verdhë i sulmuesit Rey Manaj, pas festës me shqiponjë në Serbi, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe shumë kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve pasi një futbollist nuk mund të ndëshkohet pse bën simbolin kombëtar.

Por siç mësohet sulmuesi i Shqipërisë nuk është ndëshkuar për festën me shqiponjë, të paktën sipas presidentit të FSHF-së, Armand Duka

Duka deklaroi për gazetarin Blendi Fevziu, se Manaj u ndëshkua për festën në stolin e kundërshtarëve.

“Manaj dhe çdo futbollist tjetër mund të festojnë me shqiponjë sa herë të duan dhe asnjëherë s’do të ndëshkohen me karton të verdhë. Rasti konkret është ndëshkuar me kartonin e verdhë sepse është festuar në pankinën e ekipit kundërshtar, e cila mund të ishte provokim dhe të sillte trazira në fushën e lojës.

Ky është interpretim zyrtar, vendim i arbitrit. E thashë dhe më parë, kartoni i verdhë jepet në raste të tjera, kur provokon kundërshtarin, spektatorin, ose kur heq bluzën pas shënimit të golit. Se feston me shqiponjë as nuk është ndëshkuar dhe as nuk do të ndëshkohet me karton të verdhë”, u shpreh Duka. Versus.al

Poll