
Banorja e Big Brother Vip Kosova , Alba Pollozhani është rrëzuar sërish brenda shtëpisë.
Ky është rasti i tretë që banorja rrëzohet gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ndryshe nga herët e mëparshme, kur duhej të trajtohej për lëndime, këtë herë gjithçka kaloi me të qeshura dhe shaka mes banorëve.
Rrëzimi ndodhi teksa Alba po hynte në lavanderi dhe u pengua nga disa rroba të lëna në rrugë.
Alba u ngrit menjëherë dhe vazhdoi aktivitetet e saj pa asnjë problem.

