
Inter Miami i ka qartësuar idetë sa i përket trajnerit të ri. Vendin e Tata Martinos do ta marrë tekniku i Argjentinës U20, Javier Mascherano.
Sipas mediave argjentinase akordi është arritur dhe legjenda e Barcelonës do të marrë drejtimin e klubit nga Florida jugore, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë.
Maskerano drejtoi Argjentinën në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 deri në çerekfinale ku u eliminua nga Franca.
Në Spanjë u raportua se një ndër kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit nga MLS ishte trajneri i kuqezinjve Silvinjo, por braziliani do të vazhdojë punën e tij te Shqipëria, pas paraqitjes në Ligën e Kombeve, ku kombëtarja zbriti në Ligën C. Kontrata 50 vjeçarit i përfundon në dhjetorin e 2025-ës.
Në skuadrën amerikane luajnë katër futbollistë që më herët kanë qenë pjesë e Barcelonës, Jordi Alba, Sergio Busquets, Luis Suarez dhe Lionel Messi. Ndikimi i këtij të fundit për të afruar në stol trajnerë që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Barçës është i madh.
Mascherano luajti 414 ndeshje me Messin për klubin dhe kombëtaren. Ai fitoi pesë tituj të La Liga-s dhe dy Liga Kampionesh me blaugranat.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

