
Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira ka qenë sonte e ftuar në emisionin ‘’Goca dhe Gra’’ ku foli mbi pezullimin e saj nga skuadra për shkak se nuk kishte pranuar të bënte testin e gjinisë.
Ferreira tha se i deleguari i Federatës thjesht e kishte parë atë nga pamja e jashtme dhe i kishte kërkuar të bënte testin e gjinisë, gjë që e kishte bërë të ndihej tepër e diskriminuar.
“Presion dhe stres? Kjo pyetje është për të qeshur, sepse kam parë shumë komente që ma kanë bërë këtë pyetje. Unë nuk jam nën presion dhe nuk ndjej stres për këtë. Jam një volejbolliste. Kjo situete për mua është diskriminim. Është një situatë ndryshe. Është diçka jonormale. Ky është diskriminim për veten time. Për flokët e mi, unë kam tatuazhe…
Ku është bazuar gjithçka që akuzojnë? Këtë pyetje bëj dhe unë. Ku janë bazuar për këtë?
Herën e partë që shkova në atë spital, u takova me personin e Federatës dhe e pyeta se nuk e pashë bazën ligjore për këtë veprim. Nuk pashë asnjë dokument, nuk pashë asgjë. Ai thjesht më pa dhe vendosi këtë gjë. Për mua është diskriminim i pastër.
Nuk më dhanë asgjë. Asnjë informacion, asgjë. Më pyetën për testin e gjakut. E bëra këtë testin vetë. Nuk e bëra që të provoja diçka. E bëra për veten time. Vajzat e ekipit tim ishin perfekte me mua. Më kanë mbështetur. Patjetër që do ta bëj këtë gjë, por kur të ndihem vetë gati”, tha Ferreira. Versus.al
