MAGAZINË /

U rikthye si analist, Arjan Konomi sqaron deklaratën që bëri për Top Channel

Analisti theksoi se edhe pas largimit ka patur marrëdhënie të mira me drejtuesit e televizionit.

Shkruar nga Versus
U rikthye si analist, Arjan Konomi sqaron deklaratën që bëri
Arjan Konomi

Ditën e djeshme nisi transmetimin edhe Big Brother Fan Club nën moderimin e Kiara Titos, por vëmendja e publikut ishte e përqendruar tek rikthimi i analistit Arjan Konomi në Top Channel.

Ky i fundit u prit me entuziazëm pasi prej kohësh kërkohej nga publiku në rrjetet sociale. Por momenti më i fortë i mbrëmjes ishte pyetja e Kiara Titos ndaj Arjan Konomit për deklaratën e bërë pak kohë më parë për Top Channel ku pati pretenduar se ishte penalizuar për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

Ai i qëndroi asaj deklarate, por tha se nuk kishte patur asnjë konflikt personal apo profesional me televizionin.

“Kjo është shtëpia ime. Mos të ngatërroj numrin e viteve, por kam mbi 20 vjet që kam qenë këtu në Top Channel. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij formati sepse është formati ku unë nisa, është formati i Big Brother ku unë u njoha për publikun dhe fillova në televizion. Ndaj është si një rikthim, pavarësisht se jemi në Fan Club. Ishte për mua shumë e rëndësishme. Sa i përket pyetjes që më bëre, unë nëse kam një pakënaqësi, jam shumë i hapur ndaj tyre. Nuk kam patur asnjëherë ndonjë konflikt, asnjë problem me Top Channel. Kam pasur marrëdhënie të mira edhe pas largimit tim, pavarësisht se për një status të caktuar u penalizova. Por unë falënderova, takova njerëzit, jemi takuar, kam ardhur i ftuar në emisione të tjera. Një nga karakteristikat e mia është se nuk mbaj mëri. Ishte një gjë që mund të ndodhte dhe është normale, unë jam i hapur ndaj saj”, u përgjigj Konomi. Versus.al

Poll