MAGAZINË /

U vërshëllye në stadiumin “Fadil Vokrri” , reagon për herë të parë Granit Xhaka: Jam i befasuar!

Mesfushori shqiptar u përball me fishkëllima të shumta nga tifozët gjatë gjithë takimit. Në fund të ndeshjes, kapiteni i Zvicrës shihet duke biseduar me kryetifozin e “Dardanëve”, ndërsa nga pamjet duket qartë se biseda kishte tone të ashpra.

Shkruar nga Versus
U vërshëllye në stadiumin “Fadil Vokrri” , reagon
Granit Xhaka

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës përfundoi me barazim 1-1 në “Fadil Vokrri”, por përveç rezultatit, diçka tjetër tërhoqi vëmendjen dhe po shkakton “zhurmë”. Për Granit Xhakën kjo duhej të ishte një ndeshje speciale, por nuk rezultoi e tillë.

Mesfushori shqiptar u përball me fishkëllima të shumta nga tifozët gjatë gjithë takimit. Në fund të ndeshjes, kapiteni i Zvicrës shihet duke biseduar me kryetifozin e “Dardanëve”, ndërsa nga pamjet duket qartë se biseda kishte tone të ashpra.

Xhaka më pas deklaroi se nuk e kishte pritur një situatë të tillë, sidomos në shtëpi. Ai shtoi se kjo e dhemb shumë, por se do të përqendrohet vetëm te futbolli.

“Jam i befasuar që jam fishkëllyer. Dhemb, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të koncentrohem vetëm në futboll. Për fat të keq është pjesë e lojës.

Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në udhëtim.

Të gjithë që ishin këtu mund të jenë krenarë. Nuk është diçka që mund ta marrësh të sigurt. Jemi kualifikuar për ngjarje të mëdha për herë të tetë radhazi. Ishte e rëndësishme për ne që kosovarët nuk e morën me vete euforinë.

Mentalisht është ende e rrezikshme duke e ditur që nuk lejohet të pranosh gjashtë gola. Ishim dominantë në pjesën e parë dhe deri te goli. Dhe natyrisht, Kosova u kthye. Në përgjithësi kishim një kampanjë të mirë”, ka deklaroi Xhaka.

Poll