MAGAZINË /

U zhduk nga rrjetet sociale, Jori Delli zbulon arsyen dhe akuzon bluzat e bardha: Babai im pësoi infarkt! Në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur shëndetësor

Përmes një reagimi në profilin e saj në Instagram, Jori tregoi se ka pasur një rast të rëndë familjar, pasi babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

U zhduk nga rrjetet sociale, Jori Delli zbulon arsyen dhe akuzon bluzat e   

Modelja Jori Delli ka zbuluar së fundmi mungesën prej disa kohësh në rrjetet sociale.

Përmes një reagimi në profilin e saj në Instagram, Jori tregoi se ka pasur një rast të rëndë familjar, pasi babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri.

Ajo a treguar se ai është sëmurur në Vlorë, ndërsa ka shprehur rezerva për trajtimin mjekësor atje.

“Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente”, shkruan ajo, ndërsa shton më tej se ai më pas është transferuar në Tiranë.

“E dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet”, thotë Jori.

Postimi i plotë

Përshëndetje miq

Këto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt.

Fatmirësisht vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital. Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente.

Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet.

Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohje për spitalin QSUT në Tiranë: falënderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën.

Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe – dhe mbi të gjitha – në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë”.

U zhduk nga rrjetet sociale, Jori Delli zbulon arsyen dhe akuzon bluzat e

Tags:

jori delli

Poll