MAGAZINË /

Çuditë e futbollit shqiptar, gjyqtari ndëshkon 11 lojtarë me karton të verdhë për shkak të ...

Në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja ishte 2-0 në favor të Gramozit, miqtë vendosën të braktisin ndeshjen. Ishte trajneri që iu drejtua lojtarëve të tij, që më pas shkuan në dhomat e zhveshjes. Shkak duket se u bë një faull i padhënë.

Shkruar nga Versus

Çuditë e futbollit shqiptar, gjyqtari ndëshkon 11 lojtarë

Rikthehen çudirat në futbollin shqiptar. Konkretisht bëhet fjalë për ndeshjen e sotme mes Gramozit dhe Bylisit B, që u luajt në stadiumin ‘Gramozi’ dhe pati vlerë për javën e gjashtë të Kategorisë së Tretë.

Në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja ishte 2-0 në favor të Gramozit, miqtë vendosën të braktisin ndeshjen. Ishte trajneri që iu drejtua lojtarëve të tij, që më pas shkuan në dhomat e zhveshjes. Shkak duket se u bë një faull i padhënë.

Pas 8 minutave, skuadra B e Bylisit u rikthye në fushë. Arbitri kryesor ishte i fundit që doli nga dhomat e zhveshjes, ndërsa Gramozi qëndroi gjithë kohën në fushë.

Më pas ndodhi një ngjarje e pazakontë pasi arbitri kryesor, Ervin Kotemelo, i ndëshkoi të gjithë te Bylisi me karton të verdhë. Treni dhe Maçolli që ishin të ndëshkuar më parë, u larguan me karton të kuq.

Ndeshja rifilloi pas 20 minutave ndërprerje dhe pse ballshiotët kishin pakënaqësitë e tyre, ndërsa gjithçka u mbyll me rezultatin 4 me 1.

 

Poll