MAGAZINË /

''Unë doja lekët, kështu që mirupafshim'', Rogerti me sjellje arrogante pas eleminimit: M'i llogaritni dhe të tjerat

Shkruar nga Versus

''Unë doja lekët, kështu që

Rogerti ishte finalisti i parë i eleminuar gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në Big Brother VIP 5. Ai u rikthye në studion e emisionit për të komentuar rrugëtimit dhe rezultatin e arritur.

Por pasi u kthye në studio Rogerti u shpreh i zhgënjyer nga ky eliminim, duke e konsideruar renditjen e tij si një dështim personal në raport me pritshmëritë që kishte për veten në këtë garë.

Ai theksoi se objektivi i tij kryesor kishte qenë fitimi i çmimit të madh dhe se rezultati final nuk ishte ai që kishte menduar.

Ledioni: Na kishe thënë në shtëpi që nëse del i katërti…

Rogerti: Dështim total. Normal. Çka do prej meje, do ndonjë gjë të bukur. S’ke per ta kapur, s’ke per ta marre, edhe në do të fitoja, kështu do të rrija.

Ledioni: Si është ajo fjala “It’s finished” (Ka mbaruar).

Rogerti: I katërti je dështim. I treti dështim, i dyti ndoshta mirë. Kurse i pari pastaj merr lekë.

Ledioni: Por, do të të them diçka të bukur; ndonjëherë të luash është po aq bukur sa të fitosh.

Rogerti: Nuk e di çka je duke thënë vëlla. Unë desha lekë. Lekët nuk i fitova. Kështu që hajde mirupafshim”.

Ledioni i sjell çekun prej 10 mijë eurosh që iu premtua çdo finalisti.

Rogerti: M’i jep këto lekët e mia që i kam fituar këtu, mos harroni edhe ato sfidat që i kam bërë, m’i llogaritni.

Ledioni: Ja 10 mijë euro si finalist, me kujdes.

Rogerti: Për çka?

Ledioni: Me kujdes.

Rogerti: Po çka ke se e di se si i menaxhoj unë lekët e mia. Versus.al

Poll