MAGAZINË /

Vesa Luma me tone të ashpra për lojën “Roblox”: Situata është alarmante

Përmes një postimi në Instagram, Vesa ka ndarë një video informuese mbi ndikimet e mundshme të lojës dhe përvojën personale me djalin e saj, Lianin.

Shkruar nga Versus
Vesa Luma me tone të ashpra për lojën “Roblox”:
Vesa Luma

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka zgjedhur të flasë hapur për një çështje që po shqetëson gjithnjë e më shumë prindër në mbarë botën: platformën virtuale Roblox. Megjithëse ajo shihet si një mjet argëtues dhe kreativ, ekspertët paralajmërojnë për rreziqe të fshehura që mund të ndikojnë negativisht te fëmijët.

Përmes një postimi në Instagram, Vesa ka ndarë një video informuese mbi ndikimet e mundshme të lojës dhe përvojën personale me djalin e saj, Lianin. Ajo tregoi se për disa ditë, Liani ishte zhytur në botën virtuale të Roblox, por falë ndërhyrjes së saj, ai arriti të kuptojë vetë ndikimin e lojës.

“O Zot, faleminderit që më ke bërë nënën që disa e ‘përqeshin’ se i rri shumë afër djalit! Liani qëndroi vetëm disa ditë në Roblox, derisa e bëmë të kuptojë vetë që nuk është lojë e përshtatshme për të. Situata është alarmante,” shkruan Vesa.

Reagimi i saj është kthyer në një thirrje të fortë për ndërgjegjësim prindëror, sidomos në një kohë kur siguria online e fëmijëve po bëhet gjithnjë më e brishtë.

Megjithëse Roblox duket si një platformë krijuese dhe argëtuese për fëmijët, ajo përmban rreziqe të rëndësishme. Përdoruesit mund të krijojnë “lojëra brenda lojës” pa filtra për përmbajtjen, duke i ekspozuar fëmijët ndaj komunikimeve të rrezikshme, gjuhës së papërshtatshme dhe varësisë digjitale.

Në disa vende, përfshirë SHBA-në, janë ngritur padi ndaj kompanisë që menaxhon platformën, pasi persona të rritur kanë tentuar të kontaktojnë fshehurazi me fëmijët. Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë pasoja si ankth, mungesë përqendrimi dhe varësi emocionale ndaj ekraneve.

Vesa Luma me tone të ashpra për lojën “Roblox”:

 

Poll