
Kader Kicaj, ish-banorja e BBV Kosova ka bërë të ditur lajmin e ndarjes së papritur, me partnerin e saj Lumbardh Salihu.
Çifti u njoh brenda shtëpisë nga ku edhe filluan lidhjen e tyre të dashurisë, mirëpo në një postim në Instagram, Kicaj njoftoi se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.
Ajo theksoi të gjitha sfidat dhe vështirësitë që ka përjetuar gjatë lidhjes.
"Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha të ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk jam më me personin që isha deri dje", shkruan Kaderi.
Ajo siguroi ndjekësit se do të përgjigjet për çdo pyetje, por kërkoi mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e saj.
"Për çdo lloj pyetje kam përgjigje por nuk dua të lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje”.
Rikujtojmë se çifti u shfaqën së bashku vetëm dy ditë më parë në “Sunny Hill Festival”, dhe për ndjekësit ndarja e tyre është si e pabesueshme dhe surprizë.
/ Versus.al







