
Akuzat e bëra nga Rogerti ndaj Selinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku ai aludoi për një jetë luksoze të financuar nga një “Sugar Daddy” dhe për udhëtime të dyshimta në Dubai, janë kundërshtuar në emisionin “Fan Club”, ku u publikuan pamje që sipas produksionit vërtetojnë të kundërtën.
Gjatë transmetimit u shfaqën video dhe foto nga udhëtimi i Selinës në Dubai, ku ajo shihet duke performuar me kostume popullore shqiptare si pjesë e Trupës së Ansamblit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Expo Dubai”, një aktivitet ndërkombëtar ku artistja ka marrë pjesë në kuadër të angazhimeve profesionale.
Pamjet tregojnë gjithashtu trupën e baletit krah figurave shtetërore, përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministren e Kulturës, Elva Margariti, duke hedhur poshtë pretendimet se udhëtimi i saj kishte natyrë personale apo të dyshimtë./Versus.al

