Ditë më parë, Barcelona gjunjëzoi sërish Real Madridin, por këtë herë duke arritur të fitojë edhe Superkupën e Spanjës në ndeshjen që u luajt në Arabinë Saudite.
Pavarësisht humbjes turpëruese me rezultatin 5-2 që mund të kishte qenë edhe më i thellë, trajneri italian Carlo Ancelotti tregoi respekt ndaj Barcelonës duke i detyruar lojtarët e “galaktikëve” që të shohin momentin kur blaugranasit ngrinin kupën.
Ky moment është përgëzuar nga disa prej tifozëve të futbollit të cilët u shprehën se me këtë veprim, Ancelotti po përpiqej të ndizte shkëndija tek lojtarët e tij në mënyrë që herën tjetër të jenë më të motivuar. Versus.al








