
Peshëngritësi Briken Çalja u shpall kampion i Ballkanit për kategorinë deri në 79 kilogramë.
Në total ai ngriti 335 kilogramë, duke fituar tre medajle të arta.
Ai arriti edhe rekorde të reja në këtë kategori. Sportisti i Team Albania që garon në peshën -79kg, e nisi garimin e tij me 150kg në shkëputje, provë të cilën e kaloi me sukses dhe vendosi dhe rekordin e ri ballkanik, pas 25 vjetësh.
Në shtytje Briken Çalja ngriti fillimisht 180kg, gjithashtu edhe në provën e tretë arriti të ngrinte peshën deri në 185kg, duke arritur të fitonte vendin e parë edhe në shtytje dhe duke vendosur rekordin e ri ballkanik për këtë stil.
Gjithsej Briken Çalja ngriti 335 kg, duke vendosur rekordin e ri dhe në dygarësh. 3 medalje Ari dhe 3 rekorde të reja ballkanike për kampionin Briken Çalja.
View this post on Instagram
