
Një buall gjigant me peshë rreth 700 kilogramë është kthyer në një atraksion të pazakontë në Daka, pasi flokët e tij biondë kanë tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve në rrjetet sociale.
Vendasit thonë se pamja e kafshës ngjan me modelin karakteristik të flokëve të Donald Trump, çka ka bërë që bualli të bëhet viral në internet dhe të tërheqë vizitorë nga zona të ndryshme të vendit.
Turma të shumta janë dyndur në fermën ku mbahet kafsha, vetëm për të bërë fotografi dhe video me të. Sipas mediave lokale, disa persona kanë udhëtuar për orë të tëra për ta parë nga afër buallin që tashmë konsiderohet një fenomen në rrjet.
View this post on Instagram

