MAGAZINË /

(VIDEO) CEO amerikan u kap 'mat' me punonjësen e tij në koncertin e Coldplay, përqafimi që mund t'i shkatërrojë martesën

Sikleti nuk qëndronte vetëm te përqafimi, por te fakti që Byron është i martuar dhe ka fëmijë, të cilët, sipas raportimeve të mediave të huaja, atë natë ndodheshin në shtëpi.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) CEO amerikan u kap 'mat' me punonjësen e tij në

Gjatë koncertit të grupit Coldplay në Boston, një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave. CEO i kompanisë teknologjike amerikane Astronomer, Andy Byron, u kap nga kamerat e transmetimit live teksa përqafohej ngrohtësisht me shefen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot.

Sikleti nuk qëndronte vetëm te përqafimi, por te fakti që Byron është i martuar dhe ka fëmijë, të cilët, sipas raportimeve të mediave të huaja, atë natë ndodheshin në shtëpi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa në video dallohet se si CEO-ja përpiqet të shmangë kamerën, ndërkohë që edhe Cabot i kthen shpinën dhe largohet. E gjithë skena nuk i shpëtoi as vëmendjes së frontman-it të Coldplay, Chris Martin, i cili e komentoi me humor:
“Shikoni këta të dy… ose janë në një lidhje, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”

Ngjarja ka ndezur reagime të shumta në rrjet, ku përdoruesit po diskutojnë jo vetëm për momentin e kapur nga kamera, por edhe për etikën në vendin e punës dhe ndikimin në jetën personale të përfshirëve. Versus.al

Tags:

tradhti ceo

Poll