
Prej disa ditësh, bota e showbizit në Kosovë është përfshirë nga lajmi i një përçarjeje mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnet Kraniqit dhe Gresa Gashit.
Të njohur për miqësinë e tyre gjatë dhe pas spektaklit, dyshja duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së mirë që kishin.
Fillimisht, Gresa deklaroi publikisht se ishte ndjerë e tradhtuar nga Vullneti, duke lënë të kuptohej se mes tyre kishte ndodhur diçka serioze.
Por më pas, në një video tjetër, ajo bëri një deklaratë edhe më tronditëse: pretendon se Vullneti i ka marrë të dashurin.







