Këngëtarja e njohur Rovena Stefa u eliminua mbrëmjen e djeshme nga çerekfinalja e spektaklit të Big Brother VIP Kosova3.
Por vetëm një ditë pas eleminimit, duket se këngëtarja ka nisur rutinën e saj të përditshme teksa shfaqet në shtëpinë e saj në Bërdicë ku pastron dëborën nga oborri.
“E lumtur që jam e lirë në shtëpinë time,” shkroi Rovena në mbishkrimin e videos, duke dhënë kështu reagimin e saj të parë pas daljes nga spektakli.
Fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj në BBVK, kanë komentuar pozitivisht, duke e përgëzuar për performancën e saj dhe për kthimin në jetën e përditshme. Versus.al








