MAGAZINË /

VIDEO/ Egli Tako braktis ditëlindjen e Loredanës, arsyeja Xheneta Fetahu

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga festa, ku shihet momenti kur Egli Tako largohet nga ambienti i festës, duke përshëndetur shkurtimisht Loredanën.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Egli Tako braktis ditëlindjen e Loredanës, arsyeja Xheneta
Xheneta Fetahu/ Elgi Tako

Mbrëmjen e djeshme, Loredana Brati ka festuar ditëlindjen e saj me një event të
veçantë, ku ishin të pranishëm shumë ish-banorë të “Big Brother VIP".

Ndër të ftuarit spikatën edhe Egli Tako dhe Xheneta Fetahu, dy personazhe që kanë pasur përplasje të mëparshme gjatë qëndrimit në shtëpinë e "BBV", për shkak të romancës së Egli Takos me Gjestin – një lidhje që u komentua shumë dhe që solli tensione për Xhenetën.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga festa, ku shihet momenti kur Egli Tako largohet nga ambienti i festës, duke përshëndetur shkurtimisht Loredanën.

Ndërkohë, në sfond shfaqet Xheneta duke kërcyer, duke lënë të kuptohet se presenca e saj mund të ketë qenë arsyeja e largimit të Eglit.

Ky moment ka ndezur sërish interesin e ndjekësve, duke sjellë në vëmendje tensionet e pazgjidhura mes dy vajzave.

 

Poll