MAGAZINË /

VIDEO EMOCIONUESE/ 4 legjionarë i thonë "Lamtumirë" kombëtares. 21 mijë tifozë brohorasin emrat e tyre

Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula i thanë lamtumirë kombëtares kuqezi para 21 mijë tifozëve shqiptare që kishin mbushur shkallës e Arenës Kombëtare. Ceremonia në ndër të 4 ish-lojtarëve të kombetarës ishte spektakolare. Ata dëgjuan për herë të fundit emrat e tyre të therriteshin nga koret e tifozëve, siç kishte ndodhur a herë kishin ngritur zemrat peshë kur ishin në fushën e blertë.

Shkruar nga Versus

VIDEO EMOCIONUESE/ 4 legjionarë i thonë "Lamtumirë"

Në një ceremoni të veçantë dhe mbajt emocionuese, Federata Shqiptare nderoi para ndeshjes me Çekinë katër futbollistë të cilët së fundmi i kanë dhënë lamtumirën kombëtares. Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula i thanë lamtumirë kombëtares kuqezi para 21 mijë tifozëve shqiptare që kishin mbushur shkallës e Arenës Kombëtare.


Ceremonia në ndër të 4 ish-lojtarëve të kombetarës ishte spektakolare. Ata dëgjuan për herë të fundit emrat e tyre të therriteshin nga koret e tifozëve, siç kishte ndodhur a herë kishin ngritur zemrat peshë kur ishin në fushën e blertë. Parakalimi i fundit i 4 legjonarëve para tifozave kuqezi u shoqërua me duartrokitje mirënjohjeje që zgjaten për disa minuta.   

VIDEO EMOCIONUESE/ 4 legjionarë i thonë "Lamtumirë"

Gjasula numëron 29 ndeshje me Kombëtaren, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, aty ku gjeti edhe rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën kuqezi në sfidën e paharrueshme Kroaci-Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.

VIDEO EMOCIONUESE/ 4 legjionarë i thonë "Lamtumirë"

Me 9 gola të shënuar, mes të cilëve edhe ai ndaj Portugalisë, Bekim Balaj u tërhoq nga kombëtarja pas 48 ndeshjeve. Ndaj luzitanëve, ai shënoi edhe golin e parë me kuqezinjtë, duke i hapur rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”.

VIDEO EMOCIONUESE/ 4 legjionarë i thonë "Lamtumirë"

10 vite krenari e realizim të ëndrrës së fëmijërisë e konsideroi Lenjani prezencën në kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi zhvilloi 45 ndeshje, duke shënuar edhe 5 gola, teksa ishte prezent edhe në Europianin e Francës.

VIDEO EMOCIONUESE/ 4 legjionarë i thonë "Lamtumirë"

I njohur me nofkën “Raketa”, Odise Roshi ishte një tjetër futbollist që i dha fund aventurës si kuqezi. Anësori numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, teksa ishte pjesë e finaleve të Euro 2016.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: