
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore historike përballë Sllovakisë në Bratislavë, duke triumfuar me rezultatin spektakolar 3-4 në gjysmëfinalen e parë të play-off-it të Botërorit.
“Dardanët” dhuruan një paraqitje të jashtëzakonshme në fushë, duke treguar karakter dhe vendosmëri në një sfidë të mbushur me emocione dhe kthesa të shumta.
Pas përfundimit të ndeshjes, festimet nuk munguan.
Atmosfera festive u zhvendos në dhomat e zhveshjes, ku futbollistët e Kosovës shpërthyen në këngë dhe festë, të shoqëruar me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, duke shënuar një moment të paharrueshëm në historinë e futbollit kosovar.
Tashmë, Kosova është vetëm një hap larg realizimit të “Ëndrrës Amerikane”, pasi në finalen e play-off-it do të përballet me Turkey national football team.
Sfida vendimtare do të luhet më 31 mars në Prishtinë, në orën 20:45, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në DigitAlb, ku pritet një mbështetje e madhe nga tifozët për të shtyrë skuadrën drejt historisë./Versus.al

