Jenna Keton ka bërë që miliona përdorues të TikTok-ut të qeshin me videon e vajzës së saj, e cila pa dhe dëgjoi për herë të parë dikë që fliste në një videotelefonatë.
Në video, e cila është parë më shumë se 2.5 milionë herë, gjestet e bebushes tërheqën shumë buzëqeshje.
Prej syve të saj të hapur gjerësisht deri te përkulja për të parë më mirë se çfarë po ndodhte, bebushja nuk mund të besonte që babai i saj po shikonte në telefon dhe po fliste me dikë.
Jenna dhe partneri i saj filluan të qeshin me sjelljen e vajzës, ndërsa personi me të cilin po fliste burri i saj i tha atyre të dërgonin një regjistrim të reagimit, që Jenna e kapte me kamerën.
Shikoni gjithë videon në vazhdim.

