MAGAZINË /

VIDEO/ Françeska Murati prezanton shtëpinë e saj luksoze në një nga rezidencat më të shtrenjta në Tiranë

Apartamenti ndodhet në një nga rezidencat më luksoze pranë Liqenit Artificial të Tiranës, një zonë tepër e kërkuar dhe ndër më të shtrenjtat për banim në kryeqytet.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Françeska Murati prezanton shtëpinë e saj luksoze

Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të rëndësishëm në jetën personale – blerjen e apartamentit të saj të parë. Ajo ka publikuar disa pamje nga brendësia e banesës, të shoqëruara me përshkrimin: “Më në fund kam shtëpinë time të parë.”

Apartamenti ndodhet në një nga rezidencat më luksoze pranë Liqenit Artificial të Tiranës, një zonë tepër e kërkuar dhe ndër më të shtrenjtat për banim në kryeqytet. Sipas komenteve të ndjekësve dhe burimeve jozyrtare, vlera e një apartamenti në këtë kompleks kap shifrën mesatare prej rreth 700 mijë eurosh.

Lajmi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale. Ndërsa shumë ndjekës e kanë uruar për arritjen e saj dhe këtë hap të rëndësishëm, nuk kanë munguar as komentet skeptike, ku disa pyesin se si ka mundur të përballojë një investim të tillë. Madje, në disa raste janë ngritur dyshime lidhur me burimin e të ardhurave dhe është përmendur edhe mundësia e pastrimit të parave – pretendime që deri tani mbeten të pakonfirmuara dhe të pabazuara zyrtarisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)

 

Poll