Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është bërë sërish protagonist në media pas përhapjes së një videoje që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në pamjet që janë bërë virale, Lotito dëgjohet duke folur me një tifoz dhe duke përdorur gjuhë fyese ndaj lojtarëve të skuadrës së tij.
Në bisedën e regjistruar, ai shprehet:
“Lojtarët kanë m në tru, përndryshe nuk do të ishin bërë futbollistë. A ke parë ndonjëherë një lojtar inteligjent? Lojtarët ndahen në katër kategori: normalë, të mirë, shumë të mirë dhe kampionë.”**
Deklaratat e supozuara kanë shkaktuar mjaft zhurmë dhe polemika në opinionin publik, veçanërisht mes tifozëve të Lazios dhe komunitetit sportiv italian.
Megjithatë, vetë Lotito ka mohuar çdo lidhje me këtë video, duke e cilësuar atë si një manipulim të qëllimshëm.
Ai ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve dhe ka raportuar ngjarjen në polici, me qëllim identifikimin e personave përgjegjës dhe fshirjen e menjëhershme të videos nga rrjetet sociale.
Sipas disa burimeve, dyshohet se videoja mund të jetë realizuar pas eliminimit të Lazios nga skuadra norvegjeze Bodo/Glimt në Europa League – një rezultat që shkaktoi zhgënjim të madh te klubi dhe tifozët.
Në ditët në vijim pritet të dalin më shumë detaje rreth vërtetësisë së videos dhe rrethanave në të cilat ajo është regjistruar./Versus.al
Rispondere a telefonate random e massacrare Noslin (“la merda nel cervello”), Baroni e Tchaouna (“cretino”). Oltre a insultare i calciatori in generale. Ma si può?
— Franco Spicciariello (@spicciar) May 3, 2025
Il primo vero compito di @emanuelefloridi alla #Lazio dovrà essere sequestrare il telefono a #Lotito… pic.twitter.com/EOOa6Eakyp








