MAGAZINË /

VIDEO/ 'Gjyshja do ta vriste...', Princ William 'kryqëzohet' në rrjete sociale, arsyeja: Puthja në faqe që i dha njerkës së tij!

Camilla, e cila mbante veshur një fustan të Anne Valentine, ngjyrë të gjelbër të shoqëruar me një kapele Philip Treacy me të njejtën ngjyrë u pa tej mase e gëzuar nga veprimi i Princit William.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ 'Gjyshja do ta vriste...', Princ William
Pamje nga takimi

Djali i madh i Princësh Diana dhe Mbreti Charles është vënë në qendër të kritikave me veprimin ndaj ndaj njerkës së tij, Mbretëreshës Camilla.

Gjatë pritjes zyrtare të Presidentit dhe Zonjës së Parë të Francës, Emmanuel dhe Brigitte Macron, Princ William i shoqëruar nga bashkëshortje e tij Kate Middleton puthi njerkën e tij duke u përpjekur që të mos i prishte dhe veshjen.

Camilla, e cila mbante veshur një fustan të Anne Valentine, ngjyrë të gjelbër të shoqëruar me një kapele Philip Treacy me të njejtën ngjyrë u pa tej mase e gëzuar nga veprimi i Princit William.

Por ndërkohë që Camilla shprehet tej mase e gëzuar shumica e përdoruesve të mediave sociale ishin të pakënaqur.

“Si mund të jetë kaq i sjellshëm me gruan që shkatërroi martesën e prindërve të tij dhe e lëndoi kaq shumë nënën e tij, Dianën?”, “A ka harruar se çfarë është Camilla Lady Di?”, “Duke puthur ish-të dashurën e babait të tij? A mund të quhet mirësjellje?''  "Gjyshja do ta VRISTE po të ishte gjallë, dhe nëna e tij po rrokulliset në varr", janë disa nga komente ndaj veprimit të Princ Williamit.

Ndërsa shumë janë të zemëruar me Princin ëilliam, Princi Harry papritmas bëhet më i dashur për publikun.

"Harry nuk do ta bënte kurrë këtë", "Princi Harry nuk ka një kujtesë kaq të shkurtër, qëndrimi i tij ndaj Camilla-s është i qartë dhe as si ai i ëilliam-it", "Harry e respekton nënën e tij dhe nuk fal lehtë" janë disa nga komente të shkruara për Harryn në rrjete sociale./Versus.al

 

 

Poll