Këngëtari i njohur Gjesti është rikthyer për herë të parë me zë e figurë në rrjetet sociale pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait të tij, Elidion Kelmendi.
Në një video emocionuese, ai falenderon të gjithë ndjekësit që i kanë qëndruar afër në momentin më të vështirë të jetës së tij.
“Ju falenderoj që më keni qëndruar afër mua dhe familjes time në këtë periudhë të vështirë. Ka qenë e rëndësishme që këtë kohë të rrija larg rrjeteve sociale, të merresha me veten dhe familjen”, thotë Gjesti, duke theksuar se i ka pasur fansat në mendje dhe zemër.
Ai u uro vitin e ri të gjithëve dhe premtoi rikthimin në muzikë: “Në Janar 2026 i kthehem muzikës, aty ku e kam vendin. Ju dua! Faleminderit shumë!”

