MAGAZINË /

VIDEO/ “Jo falë atyre që rrejnë”, Luizi dhe Kiara në Maldive, 'thumbojnë' produksionin e BBVIP

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Jo falë atyre që rrejnë”, Luizi dhe Kiara

Fituesi i Big Brother VIP2 Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Kiara Tito kanë shkuar me pushime së fundmi në Maldive.

Një udhëtim i tillë i ishte premtuar çiftit gjatë garës së Big Brother, por siç shprehet edhe vetë këngëtari, një premtim i tillë nuk është përmbushur dhe kështu që kanë ndërmarrë vetë iniciativën për të shkuar në Maldive.

Në rrjet, videoja e publikuar në instagramin e Luizit, është cilësuar si “thumb” për produksionin e BBVIP.

Kiara: Pas shumë peripecirash dhe aventurash, arritëm më në fund.

Luizi: Po dhe e gjitha kjo falë Globusit dhe jo falë atyne të tjerëve që rrejnë. Ja ku më kanë sjellë, këtu në Maldive me Çapaçulen time. Versus.al

Poll