
Inter Miami ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj FC Portos në kuadër fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, duke triumfuar me rezultat 2-1 falë një supergoli nga Lionel Messi në pjesën e dytë të ndeshjes.
Skuadra portugeze ishte e para që gjeti rrugën e rrjetës. Në minutën e 18-të, Samu Aggehowa realizoi saktë nga pika e bardhë, duke e kaluar Porton në epërsi me një goditje të fuqishme – 1-0.
Barazimi për Inter Miamin erdhi menjëherë pas pushimit. Marcelo Allende nisi aksionin, pasoi në krahun e djathtë te Marcelo Weigandt, i cili asistoi bukur për Telasco Segovian. Ky i fundit kontrolloi topin dhe me një goditje të saktë barazoi rezultatin në 1-1.
Goli vendimtar u shënua në minutën e 54-të. Lionel Messi, nga një goditje dënimi, lëshoi një perlë që la të shtangur portierin e Portos – duke i dhënë fitoren ekipit të tij dhe duke shënuar golin e 50-të me fanellën e Inter Miamit.
Lionel Messi’s stunning free kick goal against Porto ???? pic.twitter.com/H0Xx5YyHIJ
— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) June 19, 2025
Pjesa e mbetur e takimit nuk solli raste të mëdha, me amerikanët që menaxhuan epërsinë dhe siguruan tri pikë të vlefshme. Pas dy xhirove në grup, Inter Miami ngjitet në kuotën e 4 pikëve, aq sa ka edhe Palmeiras, ndërsa Porto dhe Al Ahly mbesin me nga 1 pikë secila. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

