MAGAZINË /

VIDEO/ 'Më kë ju ngjan', thumba mes motrës së Gjestit dhe Egli Takos?

Gjithçka nisi nga një video ku Egli, me notë humori, shfaqej me lodrën Labubu duke pyetur ndjekësit: “Me kë ju ngjan? Ju kujton dikë?”.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ 'Më kë ju ngjan', thumba mes motrës së
Blerina Kelmendi/Egli Tako

Një përplasje e re virtuale ka shpërthyer në rrjetet sociale, kësaj here mes motrës së këngëtarit Gjesti dhe ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako.

Gjithçka nisi nga një video ku Egli, me notë humori, shfaqej me lodrën Labubu duke pyetur ndjekësit: “Me kë ju ngjan? Ju kujton dikë?”.

Shumë prej ndjekësve e interpretuan këtë si një “thumb” ndaj Gjestit, me të cilin ajo kishte krijuar një afërsi gjatë kohës së qëndrimit në shtëpinë e BBVA4.

Reagimi nuk vonoi. Blerina Kelmendi, motra e Besart Kelmendit (Gjesti), publikoi një video ku shfaqet me një lodër tjetër – këtë herë një gomar – dhe me ironi shtron pyetjen: “Çfarë është kjo?”.

Gjestet dhe toni u interpretuan gjerësisht si një kundërpërgjigje për Eglin.

Përtej lojës me lodrat, prapaskenat mes Gjestit dhe Eglit kanë marrë vëmendje të shtuar, veçanërisht pas pretendimeve të bëra nga ish-fituesi i BBA, Anaid Kaloti.

Në një postim të tij në Instagram, ai tha se dyshja ishin takuar në një hotel dhe se u ishte kërkuar të vazhdonin romancën për publikun, por Gjesti e kishte refuzuar për shkak të një lidhjeje që ka jashtë me një vajzë tjetër.

 

Poll