MAGAZINË /

VIDEO/ "Më puth", Jozi kap Stresin pas përplasjeve në distancë! Reperi: Po pse ma bëre këtë?

Konflikti në distancë mes tyre nisi pasi Stresi vazhdimisht ofendonte Jozin pas veprimeve të këtij të fundit ndaj Gjestit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Më puth", Jozi kap Stresin pas përplasjeve në

Një video ka bërë bujë së fundmi në rrjet ku shfaqet Jozi dhe Stresi, të dy pasi kishin patur më herët përplasje në distancë.

Në videon e bërë nga Jozi, reperi shfaqet në siklet teksa i përgjigjet pyetjes që i bën ai. Ndërsa në mbyllje të videos, ish-banori i Big Brother Albania4 e detyron Stresin që ta puthë.



Pjesë nga video:

Jozi: Çfarë i ke çunat e Fushë Kuqes?

Stresi: I kam vëllezër, edhe ty të kam vëlla

Jozi: Më puth

Stresi (e puth)

Jozi gati të mbyllë videon

Stresi: Po përse ma bëre këtë

Fatmirësisht konflikti mes tyre duket se është mbyllur këtu, pasi të dy këngëtarët dolën në një video-live në Instagram duke treguar se i kishin zgjidhur përplasjet. Madje Stresi postoi edhe një video tjetër ku shprehej se ishte një “prank” para këngës që mund të publikojnë.

Kujtojmë se mes tyre ka patur edhe më herët tensione pasi Stresi i doli në krah Gjestit pas ofendimeve dhe shuplakës që i dha Jozi në spektakël. Asokohe reperi u shpreh ashpër ndaj Jozit dhe ndaj shokëve të tij, të cilëve u kërkoi falje menjëherë më pas. Versus.al

Poll