MAGAZINË /

VIDEO/ Nga kush e mësuan?! Brikena dhe Shëndriti diskutojnë fitoren e Lundrimit në Big Brother Kosova

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Nga kush e mësuan?! Brikena dhe Shëndriti diskutojnë

Një moment i diskutueshëm është regjistruar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, ku dy banorë duket se kanë marrë një informacion nga jashtë lidhur me një tjetër format të reality show-t.

Bëhet fjalë për Brikenën dhe Shëndritin, të cilët gjatë një bisede përmendën emrin e Londrim Mekaj, duke lënë të kuptohet se janë në dijeni të faktit që ai ka fituar edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë bisedës, Brikena u shpreh: “Sa u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar”, ndërsa Shëndriti reagoi duke thënë: “Nëse je duke na parë, urime, e ke merituar! Të uroj me gjithë zemër!”.

Ky moment ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve të programit, pasi banorët e shtëpisë nuk kanë kontakt me botën e jashtme gjatë qëndrimit në format. Për këtë arsye, fansat kanë filluar të pyesin se si mund të ketë arritur ky informacion brenda shtëpisë.

Një nga dyshimet që po qarkullon është se lajmi mund të jetë përmendur në mënyrë indirekte nga produksioni gjatë ndonjë komunikimi me banorët.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për mënyrën se si Brikena dhe Shëndriti kanë mësuar për rezultatin e “Big Brother VIP Kosova”, duke e kthyer këtë moment në një nga temat më të përfolura mes fansave të reality show-t./Versus.al

 

Poll