Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë sot nga qelia e paraburgimit kundrejt një garancie prej 50 mijë euro, reperin e njohur, Noizy.
Menjëherë pas lirimit reperi hyri live në rrjetin social Instagram teksa ndodhej në makinë.
Ai u shpreh se ka besim tek drejtësia shqitpare dhe e Kosovës duke uruar që çështja të zgjidhet sa më parë.
Ai u ndoq live nga 49 mijë ndjekës.
“S’di ku ta filloj e ku ta mbaroj. Doja të falenderoja familjen dhe njerëzit e mi që nuk u ndalën duke më suportuar dhe të gjithë kolegët që nuk paten frikë të më suportojnë, jo mua por të drejtën dhe të vërtetën, pasi do të fitojnë përherë.
Kam besim te drejtësia në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shpresoj të zbardhet çështja sa më shpejt. Ndodhin edhe kështu rastesh ku gjërat shkojnë jo mirë, edhe njëherë ju falendroj më zemër.
Kam një lajm tepër të rëndësishëm.
Të mërkurën do të kemi koncert, më datë 21 në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ do të mbajmë një super koncert, jam me super energji, për të gjithë ju fansat më të çmendur në botë.
Ju kërkoj ndjesë e falje të gjithë ju që ishit mbledhur në Shëngjin, shumë shpejt do të dalim edhe me posterin official.”
Noizy u arrestua në Shëngjin më 7 gusht 2024 pasi akuzohet se ishte i përfshirë në një sherr masiv ku ai së bashku me grupin e tij rrahën personazhin e TikTok-ut Medi Iseni në Sancy Club në Pejë, edhe pse këta të fundit deklaruan se sherri ndodhi jashtë ambientit të tyre.
Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi.
/ Versus.al








