MAGAZINË /

VIDEO/ Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli qartë, jam i pafajshëm

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli
Luiz Ejlli

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e shpalli të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, Luiz Ejlli ka reaguar publikisht me një video të postuar në Instagram.

Në reagimin e tij, këngëtari shprehet mes të tjerash:

"Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë, drejtësia foli qartë: Jam i pafajshëm!"

Ditën e sotme Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: