MAGAZINË /

VIDEO/ Rogerti akuza Ledion Liços: Ti ke të preferuar Brikenën!

Gjatë ditës së sotme, Rogert Sterkaj ka surprizuar me një deklaratë të drejtpërdrejtë, ku akuzoi moderatorin Ledion Liço për anësi në lojë. Sipas tij, moderatori ka një të preferuar mes konkurrentëve, duke përmendur emrin e Brikena.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Rogerti akuza Ledion Liços: Ti ke të preferuar Brikenën!
Ledion Liço/ Rogert Sterkaj

Dinamikat në shtëpinë e Big Brother VIP vijojnë të tensionohen, duke kaluar përtej marrëdhënieve mes banorëve dhe duke përfshirë edhe moderatorin e programit.

Gjatë ditës së sotme, Rogert Sterkaj ka surprizuar me një deklaratë të drejtpërdrejtë, ku akuzoi moderatorin Ledion Liço për anësi në lojë.

Sipas tij, moderatori ka një të preferuar mes konkurrentëve, duke përmendur emrin e Brikena.

“Ledion, ti ke favorit vetëm Brikenën. Dhe është gjë e mirë sepse të gjithë e kemi Brikenën. Jam lexues i gjuhës, tonalitetit të zërit. Unë i di ato gjëra,” u shpreh Rogerti me vetëbesim para banorëve.

Deklarata e tij u prit me habi nga pjesa tjetër e konkurrentëve, ndërsa ai sqaroi se vëzhgimi i tij nuk synon të jetë negativ, por të nxjerrë në pah detaje të lojës që shpesh kalojnë pa u vënë re nga publiku./Versus.al

 

 

Poll