MAGAZINË /

VIDEO/ Romeo dhe Heidi kthehen bashkë? Dyshja ‘kapen mat’ në koncertin në Tiranë

Zërat për një rikthim mes tyre janë ndezur sërish pas një momenti të veçantë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një koncert të Dren Abazit në Tiranë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Romeo dhe Heidi kthehen bashkë? Dyshja ‘kapen mat’

Edhe pse ka kaluar gati një vit që nga ndarja e tyre, duket se lidhja shpirtërore mes Heidi Bacin dhe Romeo Veshajt nuk është shuar plotësisht. Zërat për një rikthim mes tyre janë ndezur sërish pas një momenti të veçantë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një koncert të Dren Abazit në Tiranë.

Dyshja u panë në të njëjtin ambient, dhe sipas ndjekësve të vëmendshëm, ka pasur edhe një shkëmbim shikimesh mes tyre — detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të fansave, të cilët kanë nisur menjëherë të aludojnë për një afrim të mundshëm.

Megjithatë, deri tani, vetëm Heidi ka folur publikisht për ndarjen. Në disa intervista të fundit, ajo është shprehur se është mirë dhe se lidhja me Romeon ka marrë fund, pa dhënë shumë detaje. Romeo, nga ana tjetër, që pas përfundimit të aventurës së tij në “Big Brother VIP Albania”, ka zgjedhur të qëndrojë larg mediave dhe nuk ka bërë asnjë koment mbi marrëdhënien e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

A është ky një kapitull i mbyllur mes dyshes, apo thjesht një pauzë në marrëdhënien e tyre? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: romanca Heidi–Romeo vijon të zgjojë interesin e publikut edhe pas ndarjes së tyre./Versus.al/

Tags:

heidi romeo

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: