Në natën e parë të festivalit të bërë traditë tashmë të “Synny Hill” në Prishtinë, fansat janë surprizuar nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.
Të dy bashkë ndanë skenën duke kënduar këngën “Era”, një prej muzikave më të bukura shqiptare. Performance e tyre solli shumë emocion tek publiku duke i dhënë më shumë ngjyra festivalit tashmë të përvitshëm që Dua Lipa organizon në Kosovë duke ftuar figura të njohura të muzikës botërore. Versus.al







