
Shtëpia e Big Brother VIP Albania u përfshi sot nga një përplasje e fortë mes banorëve Dj Gimbo dhe Mirit. Konflikti mes tyre kishte nisur që prej mbrëmjes së kaluar dhe ka vazhduar edhe sot. Tensioni mes tyre arriti një nivel të lartë, duke tejkaluar çdo normë të komunikimit të zakonshëm.
Shkak i grindjes është bërë Selini, e cila ka një raport të ngushtë me Gimbon, gjë që ka irrituar Mirin, i cili kishte zhvilluar një afërsi me të para se Dj Gimbo të bashkohej me shtëpinë.
Gjatë përplasjes, Gimbo, i nxehur, i është drejtuar Mirit me fjalë të rënda dhe akuza serioze: “Ti je pedofil! I ke 40 e sa vjet edhe thua ajo ka qenë single, s’ka lidhje a? Ka ndenjur se ka qenë single, prandaj je pedofil”, duke pretenduar madje se këtë ia kishte thënë edhe babai i vajzës.
Tensioni u rrit kur Gimbo vazhdoi me fyerje dhe kërcënime të hapura: “Ti je legen, ti je ardh këtu brenda edhe të kanë dalë krejt fytyrat që i ke, e unë kam me ta nxjerrë edhe një fytyrë që e ke, edhe këtë fytyrën e viktimës”. “Të ishim jashtë, e di unë çfarë do të bëja me ty, unë meshkujt si ti i njoh shumë mirë”.
Miriu iu kthye duke e quajtur Gimbon me fjalën "pis" dhe ky i fundit i tha se do t"i nxirrte fytyrën e vërtetë. Gjatë përplasjes u përfshinë edhe banorë të tjerë. Versus.al

