
Një ditë pas intervistës së bujshme të Bes Kallakut, ku aktori akuzoi dhe shprehu zhgënjimet ndaj ish-bashkëshortes Xhensila Myrtezaj, ka ardhur reagimi i këngëtares.
Besi deklaroi se “i kam dhënë dorën dhe bukën” dhe tregoi zhgënjimet që ka marrë nga njerëzit e afërt, të cilat u interpretuan në rrjetet sociale si mesazhe drejtuar këngëtares.
Xhensila Myrtezaj ka postuar video në Instagram prej koncerteve të saj, duke zgjedhur një moment që mund të konsiderohet përgjigje ndaj Besit: “Xhelozon, mashtrues ti je.”
Çifti prej disa muajsh janë ndarë, shpesh herë bëjnë deklarata thumbuese por tregojnë dhimbjen dhe zhgënjimet që kanë përjetuar pas ndarjes./Versus.al

