MAGAZINË /

VIDOE/ Armando Broja shpërthen në lot: sulmuesi dëmtohet rëndë në fushë

Broja shpërtheu në lot ndërsa qëndronte i shtrirë në fushë, duke dhënë sinjalin e qartë se bëhej fjalë për një problem të rëndë.

Shkruar nga Versus
VIDOE/ Armando Broja shpërthen në lot: sulmuesi dëmtohet
Armando Broja i demtuar

Armando Broja ka kaluar një tjetër moment dramatik në përballjen ndaj Anglisë. Sulmuesi i Kombëtares u dëmtua sërish, duke konfirmuar se fati i keq vazhdon ta ndjekë.

Gjatë një aksioni, 24-vjeçari mbështeti keq këmbën në tokë, duke pësuar një dëmtim në kavilje që, nga reagimi i tij, duket mjaft serioz. Broja shpërtheu në lot ndërsa qëndronte i shtrirë në fushë, duke dhënë sinjalin e qartë se bëhej fjalë për një problem të rëndë.

Ky është një tjetër episod i vështirë për sulmuesin shqiptar, i cili prej kohësh po përballet me probleme fizike që po ndikojnë ndjeshëm në formën dhe ecurinë e tij në karrierë.

 

Poll