Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka vazhduar të promovojë bregdetin shqiptar në Instagram, duke ndarë një Instastory nga Vlora ku shkruan “Shqipëria është magjike!”.
Kjo vjen pas një vizite të ngarkuar me takime të rëndësishme në Vlorë, ku ajo u shoqërua nga arkitektë vendas dhe ndërkombëtarë për të diskutuar projekte strategjike në ishujt e Sazanit dhe Zvërnecit.
Gjatë qëndrimit të saj, Ivanka u takua me kryeministrin Edi Rama dhe vizitoi zona si Zvërneci, duke u përqendruar te investimi gjigant i bashkëshortit të saj Jared Kushner.
Projekti turistik në Sazan, me vlerë 1.4 miliardë euro mbi 562 hektarë, parashikon marina luksoze, hotele, rezidenca dhe zona rekreative, duke e kthyer ishullin në destinacion elit.
Ivanka pritet të largohet sot nga Shqipëria, duke lënë pas një promovim global të Vlorës.



