MAGAZINË /

Xheneta nxjerr sekretin e lidhjes Jozi-Loredana

Shkruar nga Versus
Xheneta nxjerr sekretin e lidhjes Jozi-Loredana
Xheneta Fetahu/ Jozi Marku/ Loredana Zefi

Para pak ditësh, ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e saj ku të ftuar ishin personazhe të njohur për publikun shqiptar.

Mirëpo interesi ishte i madh për të zbuluar nëse në këtë ditë ishte apo jo Jozefin Marku prezent. Kjo pasi gjatë rrugëtimit të tyre në “BBVA4”, dyshja në fjalë përjetoi një romancë.

Kjo gjë është diskutuar dhe në emisionin “Trotuar”, ku në panel ishin të ftuarit nga ditëlindja e Loredanës.

“Erdhi nga fundi, po më duket se erdhi të merrte Valbonën”, tha me humor Juxhin Plovishti.

Në lidhje me këtë u shfaq paksa e irrituar, Xheneta Fetahu e cila ndërhyn dhe shprehet: “Jo!”.

“Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.

Poll