
Reperi shqiptar Viktor Palokaj i njohur me emrin e artit “Unikkatil” ka bërë një dedikim të ndjerë për të vëllain Mentor Palokaj i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në Prishtinë.
Duke e përshkruar me cilësitë e tij më pozitive, Unikatili ka postuar disa foto të kujtimeve me vëllain e tij që nga fëmijëria.
“My one and only, ti që ke qenë gjithmonë aty për mua. Ty që të kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun më të mirë. Ti më deshe më shumë se veten, e edhe unë ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshur, pozitiv e sypatrembur. Trimi im!!! Edhe në momentet e fundit ke thënë mos të më tregonin mua, sepse ke pasur brengë se po pësoja aksident tu u ngutë me ardhë te ti. Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm në ëndrra. Zemra ime u thye në miliarda copa…”- shkruan reperi i njohur. Versus.al








