POLITIKË /

A do japë dorëheqje? Berisha: Këtë betejë gjer në fitore, ai që e nisi do e bitisi!

Gjatë një konference për shtyp, Berisha theksoi se lufta kundër krimit dhe qeverisë Rama do të vazhdojë deri në fund nga ai, pasi është ai që e nisi këtë betejë.

Shkruar nga Versus

A do japë dorëheqje? Berisha: Këtë betejë gjer në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga drejtimi i kësaj force politike dhe pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha theksoi se lufta kundër krimit dhe qeverisë Rama do të vazhdojë deri në fund nga ai, pasi është ai që e nisi këtë betejë.

Po ashtu, ai bëri thirrje për organizimin e një proteste masive më 16 maj, ditën e samitit europian, për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor.

“Nuk jam policia e shtetit, unë kam sulmuar dhe do sulmoj e do shpall terroriste ato banda që merren me rrëmbimin e votës.

Nuk kursej asnjë njeri, por nuk kam pasur të dhënat. Për të sulmuar pa bazë nuk sulmoj njeri.

Këtë betejë gjer në fitore, ai që e nisi do e bitisi. Beteja për votën e lirë, nuk ka gjë në botë që e prevalon. Asnjë nuk e ndal PD në këtë betejë. Shqiptarët do t’i përgjigjen këtyre”, tha Berisha.

Poll