
Së fundmi në media është përfolur emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi si një prej kandidateve të mundshme për të qenë kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri. Gjatë një interviste për gazetarin Mentor Nazarko, Ypi e komentoi me ironi këtë thashethem duke e cilësuar situatën si ‘Big Brother-i politik’.
Ajo u kërkoi gazetarëve e politikanëve të mos mendojnë në këtë mënyrë për politikën pasi sipas saj kjo e dëmton më tej demokracinë shqiptare.
“Për mua këto janë si big brother i politikës. Si mund ti vijë një gjë zyrtare një akademiku që nuk është marrë kurrë me politikë në Shqipëri, nuk ka bërë asnjë ditë politikë, nuk është angazhuar me asnjë parti politike. Për mua është pjesë e diskutimit të big broither-it të politikës. Është ë rëndësishme që njeriu të shmangë diskutimet në këtë nivel individual, sepse demokracisë shqiptare nuk i ndihmon duke përmendur vazhdimisht emra.
Të vijë një fluks nga diaspora është interesante por duhet të jetë politikë e një partie, pjesë e një vizioni për Shqipërinë në të ardhmen që i duhet paraqitur qytetarëve shqiptarë me një program. Jetojmë në demokraci jo në monarki absolute, shpresoj që jetojmë. Ftoj analistët, gazetarët, politikanët mos të mendojnë për politikën me këto lloj përkufizimesh, sepse e dëmton shumë demokracinë shqiptare”, u shpreh akademikja Lea Ypi. Versus.al


