
Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rrëfeu detaje nga një bisedë që kishte zhvilluar me ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa ky ishte i burgosur.
Berisha tha se Salianji i kishte kërkuar mendimin e tij lidhur me firmosjen e një deklarate në të cilën do të garantonte se nuk do të vepronte kundër Fatmir Xhafës.
Kreu i PD-së theksoi se një deklaratë e tillë do të kishte rëndësi ligjore dhe morale, duke i kaluar fajin personit që e firmoste, prandaj ai e këshilloi Salianjin që të mos firmoste.
“Unë të këshilloj që një deklaratë e tillë merr fajësinë në këtë mes,” u shpreh Berisha, duke shtuar se nuk ka përgjegjësi për vendimet politike të të tjerëve pas daljes nga burgu.
I pyetur për kandidimin e Salianjit për drejtimin e PD-së, Berisha e cilësoi ish-deputetin si “të birësuarin e partisë”, duke shtuar se ndihet i kënaqur nga përfshirja e tij në politikë.
Pjesë nga konferenca:
Gazetarja: A është shenjë frike nga ana juaj për të patur Ervin Salianjin përballë?
Sali Berisha: Tani ju e thatë gabim këtë. Unë kam shumë kënaqësi për këtë. Por kur tjetri birësohet politikishtr kjo është e papritur, një ditë më vjen nga burgu në zyrë e më thotë erdha të të marr një mendim. Më thotë më kanë ngelur 3 muaj burg, për të dalë më takon sipas ligjit.
Por kur tjetri birësohet politikishtr kjo është e papritur, një ditë më vjen nga burgu në zyrë e më thotë erdha të të marr një mendim. më thotë më kanë ngelur 3 muaj burg, për të dalë më takon sipas ligjit. Por për të dalë më duhet të deklaraj se nuk do të vras Fatmir Xhafën. Ma kërkon gjykata për të firmosur te drejtoria e burgut. E i them unë çpo më pyet mua. Unë të këshilloj që një deklaratë të tillë merr fajësinë në këtë mes.
Ai ishte në burg e unë sdo i thoja më shumë se kaq, këshilla ime ishte që ai të mos e firmoste se kjo do e fajësonte. Doli erdhi. Më tha dëgjo nuk ma kërkuan më. Kështu që nuk është përgjegjësia ime për atë që birësohet politikisht këtu apo andej. Ai ka bërë zgjedhjen e tij./Versus.al

