Në aeroportin e Vlorës është bërë sot fluturimi i parë certifikues ku është ulur edhe avioni i parë gjatë paradites së sotme. I pranishëm ka qenë kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku.
Tashmë aeroporti ka marrë kodin e fluturimeve VLO dhe brenda sezonit veror pritet të nisë fluturimet zyrtare. Gjatë takimit me stafin teknik të fluturimeve, Rama bëri edhe batuta me të pranishmit, disa prej anëtarëve të stafit të aviacionit. Versus.al








